Premium Store
02LAJME

Ra nga ballkoni – Humb jetën 48-vjeçari në Mitrovicë

Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mitrovicë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një rënieje nga ballkoni i shtëpisë.

Mësohet se viktima është Daim Qubreli, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i banesës së tij në rrugën “Rozafa”.

Dukato 1

Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por për shkak të gjendjes së rënduar, u transferua në QKUK, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 23:35 të së njëjtës ditë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Active