
KRU Mitrovica ka njoftuar se, për shkak të një defekti në rrjetin kryesor furnizues do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit, gypi kryesor ka pësuar pëlcitje, dhe ekipet teknike tashmë janë në terren duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të problemit.
KRU Mitrovica falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme.








