Aquapark 1
02LAJME

Policia kap në flagrancë mitrovicasin nga Bajgora, mbolli dy ara me drogë “Kanabis Sativa”

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të arrestojë një person në Mitrovicë, pasiqë i njëjti është kapur duke vjelur bimë narkotike “Kanabis Sativa”, shkruan Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur në Shalë të Bajgorës, ndërsa kanabisin ai e kishte mbjellur në dy lokacione të ndryshme.

Dukato 1

“Nnjësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa me gjatësi 60 deri 160 cm”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet./Mitropol/

Active 1