Aurora Group
KOSOVËLAJME

“Pse spo i ftoni ata 100 mijë prapë? Këtë herë para derës së Kurtit” – Buzhala sfidon PDK- në dhe qytetarët

 

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar ashpër trajtimin që po iu bëhet krerëve të UÇK-së nga Tribunali i Hagës përmes një postimi në Facebook shkruan Mitropol.

Active

Buzhala përmendi protestën e parë që ishte organizuar në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve, ku ishin mbledhur mbi 100 mijë përkrahës, duke shprehur mllefin, e që sipas tij një reagim i këtillë po mungon tash.

Në postimin e tij, Buzhala nuk e kurseu as Kurtin duke e akuzuar atë për bashkim të narrativës së prokurorisë kundër UÇK-së. Ai gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se reagimet vetëm përmes statuteve në Facebook nuk janë të mjaftueshme.

“Pse spo i ftoni ata 100 mijë prapë? Këtë herë para derës së Kurtit” , përfundon ai në postimin e tij.

Koha