Medi
KOSOVËLAJME

Tentuan të fusin në Kosovë mbi 119 mijë euro të padeklaruara, policia ndalon dy shtetas të Serbisë

 

Gjatë ditës së djeshme në dalje të pikës kufitare në Merdare, zyrtarët kufitarë kontrolluan një veturë me targa serbe, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se kishte vetëm 18,000 euro në veturë, mirëpo gjatë kontrollit të detajuar të veturës u gjenden para të fshehura në vende të ndryshme të veturës si: në trupin e drejtuesit të automjetit,poshtë ulëses së pasagjerit, si dhe në kulmin e automjetit.

Shuma totale e parave të gjetura në veturë arrin vlerën prej gjithsej 119,180 euro, dhe ishin të gjitha në formë të kartëmonedhave.

Të gjitha këto mjete monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht, dhe janë dorëzuar tek zyrtarët doganorë për procedim të mëtutjeshëm.

Koha