
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, kur edhe shënohet 249 vjetori i pavarësisë së tyre, shkruan Mitropol.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur rëndësinë e idealeve të shpallura në vitin 1776, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka ofruar Kosovës ndër vite.
“Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë” ka përfunduar Kurti në postimin e tij.






