Premium Store
02LAJME

Komuna e Mitrovicës rrit për 500% bursat ndër vite, përfitojnë 300 studentë

 

Sot në Universitetin e Mitrovicë po mbahet ceremonia zyrtare e shpërndarjes së bursave për studentët mitrovicas.

Active 1

Në këtë ceremoni po merr pjesë kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari, njëherët kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri si dhe zyrtarë tjerë komunal.

Këtë vit përqindja e bursave është rritur për 500% prej vitit të parë kur PDK mori pushtetin e kur në Mitrovicë po ndaheshin veç 50 bursa.

Këtë vit do përfitojnë nga bursat përplot 300 studentë./Mitropol/

Weelnes