Active 2
02LAJME

Hamza: Bursat për studentët mitrovicas i kemi rritur për 500 për qind

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se këtë vit është realizuar një rritje e ndjeshme e mbështetjes për studentët mitrovicas, me një rritje prej 500% të bursave krahasuar me vitin e parë të qeverisjes së tij, shkruan Mitropol.

Premium Store

Sipas Hamzës, 300 studentë janë përfitues të bursave komunale këtë vit, duke fituar kështu më shumë siguri dhe mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.

“Nuk i lëmë të vetmuar të rinjtë tanë në përballje me vështirësitë dhe pengesat që mund t’i kenë. Komuna e Mitrovicës do të jetë gjithnjë në mbështetje të tyre,”theksoi ai në një postim.

Active