Medi
KOSOVËLAJME

KQZ: Më 23 korrik nis regjistrimi i votuesve për votim me postë në zgjedhjet lokale

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 23 korrik do të nisë periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës që dëshirojnë të votojnë përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale.

Medi

Kjo periudhë do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht, dhe aplikimi mund të bëhet në dy mënyra:

Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://diaspora.kqz-ks.org

Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Sipas njoftimit, platforma elektronike do të jetë funksionale me fillimin e periudhës së regjistrimit. Po ashtu, KQZ-ja do të publikojë udhëzime të detajuara për hapat që duhet ndjekur, dokumentet e nevojshme dhe kriteret për aplikim.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parasheh votim në përfaqësi diplomatike për këtë lloj zgjedhjesh.

Votimi përmes postës do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor, ndërsa dita e zgjedhjeve në Kosovë është caktuar më 13 tetor.

Weelnes