Dukato 2
02LAJME

Komuna e Ferit Idrizit shpall fituese të tenderit gjysmë milionësh kompaninë që ofertoi më çmim dyfish me shtrenjtë së oferta me e lirë

Komuna e Vushtrrisë ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 550,000 mijë eurosh operatorin ekonomik – “Lulishtja Buçaj”.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë me titull “Furnizimi dhe mbjellja e Drunjëve Dekorativ” në garë ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.

Dukato 1
Kompania që u përzgjodh fituese është “Lulishtja Buçaj”, me çmimin e ofertës për njësi 1,153€.

Ofertë më të lire se operatori  “Lulishtja Buçaj” pati operatori ekonomik që ofertoi me çmim 525€ apo 628€ me lirë ose përkthyer në përqindje mbi 121.6% më lirë së kompania fituese.

Kontrata është nënshkruar me 18 qershor të vitit 2025.

 

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”.

Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishte gjetur se në një rast të tillë, Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i kishte shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro./Rajoni/

Koha