Dukato 2
02LAJME

“Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë” – Hamza njofton përfundimin e dy projekteve të rëndësishme

Dy nga rrugët më të përfolura në Mitrovicë, “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”, janë përfunduar pas një pritjeje të gjatë nga qytetarët, shkruan Mitropol.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili theksoi se këto rrugë për vite të tëra ishin harruar në plane që kurrë nuk u realizuan.

Medi

“Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë… tani edhe ‘Bislim Bajgora’ dhe ‘Agim Ramadani’ i përfunduam,” shkroi Hamza në një postim në rrjete sociale, duke shtuar se çdo projekt i realizuar është një hap drejt një Mitrovice më funksionale dhe më dinjitoze.

Ai nënvizoi se qeverisja aktuale ka realizuar më së shumti premtime elektorale në Kosovë, dhe se qyteti do të vazhdojë të ndërtojë, të nderojë dhe të ecë përpara së bashku me qytetarët./Mitropol/

Dukato 1