
Dy vajza janë përfshirë në një përleshje fizike në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Siç raportohet, policia ka dëgjuar një zhurmë të madhe nga ballkoni i një ndërtese në rrugën “Kral Petri” dhe ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarat A.M. dhe J.D. dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin kur janë përleshur.
Si pasojë e përplasjes, të dyja kanë pësuar lëndime sipërfaqësore në fyt dhe duar, për të cilat kanë marrë tretman mjekësor.
Palët janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.








