Arben Fetahu trondit opinionin: “Gabimet e gjyqtarëve të huaj kanë favorizuar Trepçën në finalet e kaluara”

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka lëshuar një deklaratë të papritur që ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin sportiv, shkruan Mitropol.
Në një intervistë të fundit, Fetahu ka theksuar se në finalet e kampionateve të viteve të kaluara kanë ndodhur gabime në referim nga gjyqtarët e huaj, të cilat, sipas tij, kanë shkuar në favor të skuadrës së Trepçës.
Kjo deklaratë befasuese, që vjen nga njeriu kryesor i basketbollit kosovar, ka ngritur shumë pikëpyetje mbi drejtësinë e disa rezultateve të rëndësishme në sezonet e fundit. Fetahu la të kuptohet se këto vendime të diskutueshme kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë dhe rezultatin e ndeshjeve finale.
Aktualisht, nga klubi mitrovicas nuk ka ende asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë deklaratë që po bën jehonë në opinion./Mitropol/








