Medi
02LAJME

Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro nën dyshimin për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë

Punëtorëve në Kosovë vazhdimisht u shkelen të drejtat, por me theks të veçantë shkelja e të drejtave në punë ndodhë me gratë, shkruan Mitropol.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ndaj zyrtares Qëndresa Mehmeti Hasani e cila po pretendon se gjatë shtatëzënisë i është ndërprerë marrëdhënia e punës në mënyrë të kundërligjshme.

Active

“Mitropol” ka siguruar dokumentin ku Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjobë ndaj punëdhënësit të saj, noterit Kabil Merovci.

Në dokumentin e siguruar thuhet që ndaj subjektit juridik “Kabil Merovci” B.I. me seli në Mitrovicë, që është zyra noteriale e noterit Kabil Merovci, është shqiptuar masa ndëshkimore prej katër (4) mijë euro.

Zyra e Noterit Kabil Merovci është gjobitur me tre (3) mijë euro për cenimin e dispozitës së nenit 53 të Ligjit të Punës, i cili ndalon shkëputjen e kontratës gjatë kohës së shtatzënisë.

Më pesëqind (500) euro është gjobitur për cenim të dispozitës së nenit 20 të Ligjit të Punës, nen i cili përcakton orarin e punës.

Ndërsa, edhe me pesëqind (500) euro tjera është gjobitur për cënim të nenit 71, i cili rregullon kohën e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës që është 30 ditë për kontrata nga gjashtë (6) muaj deri në (2) vite punësim, 45 ditë për kontrata prej dy (2) deri në dhjetë (10) vite punësimi dhe 60 ditë për kontrata mbi dhjetë (10) vite punësim.

Active