Medi
02LAJME

Sot vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të 33 vjeçarit që u mbyt në Ujman

 

Një person i cili është hedhur dje nga lartësia në liqenin e Ujmanit ka humbur jetën në ujë, rast ky për të cilin “Mitropol” ka raportuar ekskluzivisht.

Weelnes

Menjëherë pas rastit në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e kërkim-shpëtimit nga veriu e nga jugu dhe të njëjtit bënë kërkime në ujë për gjetjen e trupit të pajetë.

Kërkime u bënë deri në mesnatë, por rezultuan të pasuksesshme.

Aksionet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të pajetë të 33 vjeçarit do të vazhdojnë sërish ditën e sotme.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme zhytësit e klubit të zhytjes “Trepça” kanë thënë për “Mitropol” se gjetja e trupit është shumë e vështirë pasi thellësia në liqe arrinë mbi 20 metra.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Lajmi se një person nuk doli në sipërfaqe të ujit pasi u hodh u konfirmua për “Mitropol” nga Policia e Kosovës në regjionin e Veriut.

Petrit Fejza tha se kanë pranuar informatën se një person u hodh dhe nuk doli më nga uji, gjersa ekipet janë angazhuar për gjetjen e tij.

Koha