Pellini
02LAJME

Mbi 30 hektarë të djegur të shtunën në Mitrovicë, kapacitetet të pamjaftueshme

Drejtori për Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka dhënë një prononcim lidhur me zjarret që u shkaktuan të shtunën në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Maxhuni tha se nga disa zjarre që u shkaktuan atë ditë, vatra më e madhe e zjarrit ka qenë mes fshatit Zasellë dhe Rekë.

Weelnes

Ai tregoi se fillimisht kanë intervenuar zjarrfikësitë mitrovicas por në mungesë kapacitetesh, ka intervenuar edhe Qendra Operative Regjionale.

“Kanë ndihmuar Komuna e Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Komuna e Zveçanit, por prap nuk arritëm të minimizonim zjarrin prandaj u desh të kërkonim ndihmën e KFOR-it. Ata kanë intervenuar me dy helikopterë”, u shpreh ai.

Maxhuni tha se në atë pjesë janë djegur rreth 30 hektarë tokë, por përveç asaj vatre djegie ka pasur edhe në tri lokacione tjera.

“Falë angazhimit të zjarrfiksëve nuk ka pasur as pasoja në shtëpi e as pasoja në njerëz”, tha tutje drejtori.

Mes tjerash ai theksoi se në të gjitha qytetet përfshirë Mitrovicën, ka mungesë të personelit të zjarrfiksëve, të kapaciteteve në makineri e mjete personale.

Pellini