FSK: Ekipet tona në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë

Me angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, sot është gjetur trupi i pa jetë i mërgimtarit i cili është hedhur nga 20 metra lartësi në Ujman, shkruan Mitropol.
Lidhur me këtë, FSK kanë dalur me njoftim ku thuhet se pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.
Në njoftimin e bërë thuhet se FSK pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
“Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.”, thuhet tutje.








