Medi
02LAJME

Tre mitrovicas kapen me një “mal” me armë dhe municion në Zhabar, Policia ju gjen edhe pajisje për kriptovaluta

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Lidhur me këso raste, Sinjali mëson se një tjetër aksion i suksesshëm policor është realizuar më 31 korrik në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku pas informacioneve operative, janë bastisur dy lokacione që dyshohej se përdoreshin për mbajtje të paligjshme të armëve.

Weelnes

Burime të besueshme brenda hetuesisë bëjnë me dije se gjatë operacionit të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, janë identifikuar dhe intervistuar tre persona të dyshuar: Halil Zeqiri, rreth 66-vjeçar, Labinot Zeqiri, rreth 33-vjeçar dhe Valon Deliu, rreth 32-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është kryer bastisja në dy adresa të ndara, ku janë sekuestruar:

Në lokacionin e parë: Një armë automatike AK-47, një pistoletë Zoraki, 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pjesë shtesë dhe mjete për pastrim të armëve.

Në lokacionin e dytë: Një pistoletë Ekol Special, 67 fishekë, telefon Samsung, pjesë të ndryshme armësh, pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Për pajisjet e kriptovalutave është njoftuar Stacioni Policor në Zubin Potok dhe Dogana e Kosovës, të cilët kanë marrë në trajtim veçmas këtë çështje.

Ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rasti penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Premium Store