Pushteti në Skënderaj bëhet me dron e pajisje përcjellëse, Komuna i blen ato afër 5 mijë euro

Komuna e Skënderajt ka blerë një dron dhe pajisje përcjellëse. Për këtë blerje janë shpenzuar afër 5 mijë euro.
Komuna e Skënderajt, e cila drejtohet nga kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari i saj, Sami Lushtaku, ka bërë një investim prej 4 mijë e 672 euro e 80 cent në teknologji.
Ky institucion ka blerë dron dhe pajisje përcjellëse përmes një tenderi publik, shkruan rajoniorg.
Kontrata pritet të nënshkruhet pasi të përmbushën afatet ligjore.








