Aurora Group
02SHNETA

Shifra të frikshme: 4 të vdekur e mijëra të infektuar, 103 raste në Mitrovicë

Nga të dhënat e nxjerra më 20 Gusht 2021, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Veç në Mitrovicë janë 103 raste të reja e 46 sosh në Vushtrri.

London

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341./Mitropol/

Weelnes