
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar sot në mëngjes në Zveçan, shkruan Mitropol.
Policia ka njoftuar se rreth orës 06:30 ka pranuar informacion për një person pa shenja jete në rrugën “Mbreti Petar”.
Pas daljes në vendngjarje, njësitet policore kanë konstatuar se bëhej fjalë për një 77-vjeçar me inicialet D.F., i cili ishte gjetur i varur në disa rrethoja metalike (grila) të një shtëpie.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka bërë të ditur se janë duke hetuar rrethanat e rastit.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.








