Kandidati për Asamblenë Komunale, Xhafer Preteni vizitoi minatorin grevist të vitit 1989, Avdi Uka

Kandidati për Asamblenë Komunale të Mitrovicës nnga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni, së bashku me bashkëluftëtarin Enver Tahiri, ka vizituar sot minatorin grevist të vitit 1989, Avdi Uka, me rastin e daljes së tij nga spitali, shkruan Mitropol.
Preteni ka treguar se gjatë vizitës solli me vete fotografi dhe artikuj të ruajtur nga arkiva personale, të cilat, siç tha ai, ngjallën emocione tek baci Avdi.
Në mesin e kujtimeve, u rikthyen edhe imazhe nga spitali i vitit 1989, ku minatorët, përfshirë edhe Avdi Ukën, ishin shtrirë pas grevës historike të Shkurtit.
“Biseduam e evokuam kujtime nga ajo kohë me plot sakrifica, por edhe krenari. Shikuam edhe poezinë time të shkruar në atë kohë, dedikuar Avdi Ukës gjatë grevës, e cila ishte botuar në shumë revista e gazeta,” tha Preteni.
Ai i uroi shërim të shpejtë Ukës dhe falënderoi familjen e tij për mikpritjen e ngrohtë.








