Haradinaj: Ne kemi votë për kandidatë unifikues, qëllimi i Kurtit ta mbajë peng Kosovën nuk ka ndryshuar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij ka votë për kandidatë unifikues dhe ka kritikuar veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se Kurti ka për qëllim ta mbajë peng Kosovën.
“Po kthehmi në Parlament pas vendimit të Gjykatës, është sqaru se duhet të ketë votim të hapur, dhe është sqaruar se një kandidat që nuk merr vota nuk mund të kandidojë më shumë se 3 herë. Një qartësi është, tani nëse brenda këtyre 30 ditëve do të kalojnë pesë kandidatë, shpresojmë qënjëri të jetë unifikues, nuk kemi votë për zonjën Haxhiu, por mund të kemi votë për kandidatë unifikues. Nëse sot do të ishte Konjufca, ose Saranda, ose Shqipe Selimi do të votonim. Qëllimi i Kurtit nuk ka ndryshu, është me vazhdu me majt peng Kosovën, me qeverisë në mënyrë jo të ligjshme”, tha ai.







