Active 2
02LAJME

Qent endacakë sulmojnë një vajzë të vogël, nëna e saj reagon ashpër ndaj Komunës së Mitrovicës

Një vajzë e vogël ka qenë cak i sulmit nga qentë endacakë ditën e sotme në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Aurora Group

Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj.

Përmes këtij njoftimi, Dadi-Kastrati i bëri thirrje komunës së Mitrovicës që të ndërmarrë masa urgjente lidhur me këto sulme.

Postimi i plotë:

📢Ooo nan, po du me jetu n’vend tjeter… 💔💔💔

Ne lagjen e doktoreve tash e tri vjet na nuk po jetojme, por po mbijetojme. Per shume arsye, po sot prej zemres t’plast po koncentrohna veq n’njanen: qe tash e tri vjet, si lagje po hekim e po na rrezikohet jeta e mireqenia e femive tane cdo dite. Qent endacak…‼️

ma shume se cdo sen tjeter, cdo 2-3 min n’lagje i nin zanin e trisht te femive, e te grave tu bertite, edhe cdo moment pret ke do sulmojne e kujt iu flugen tash.
Veq prej familjes teme, e kane sulmu djalin e motres tu ardh te une, ku banon ma pak se 50 metra larg shpise teme. E kane sulmu 2-3 here Thurejen (vajzen e madhe) e sot taksiratin e pati Henna (vajza e vogel) tu shku te tezja.

Henna sot, n’pike te dites n’ora 13:20, tu shku te tezja vetem (qe asht afer nesh 50 metra), e sulmuen qent. Une krejt skenen e pash prej dritares se banjos, masi e niva zanin e trisht te qikes tu bertite. Kur dola me vrap poshte me i ndjek qent e me i gju me gure, Henna, n’krejt sikletin e vet, tu u dridh e tu kajt me denese m’tha: Le nana, le mos i gju se mos i myt, se vine ata njerzit me i marre (qika ju referojke “atyne njerzve” qe na i presim tash e tre vjet – dmth aloooo Komuna e Mitrovicës).

N’ato momente, mundeni me paramendu gjendjen e nje nane… s’din a ma shume u çart qeni, a nana per krejt rrezultatin.

I thash: Hajt zemer, se kena me rregullu na kete pune, i hek nana qent.
Qysh?- tha ajo…
I thash: E boj nje zgjedhje.
Tha: Nan, mas mirti hajde e nderrojme vendin… Vallahin nana, une po du me jetu n’vend tjeter. Mos me u tut gjithe kur shkoj n’shkoll, kur shkoj te tezja, kur shkoj me ble akullore… une gjithe po tutna po dridhna tu ece😩😩😭😭

Hejjj, o ju zyrtare te Komuna e Mitrovicës, a po ju zen gjumi naten kur e dini qe femijet tane as nate as dite s’jan te sigurt prej qenve? A po boheni rahat kur pi ushqeni femijet e juaj me pagat e taksave qe na banoret e Mitrovices (qe po na tuten femija) po i paguajme? A po mendoni najhere, kur jeni ule n’ato karriga, qe neve – qytetareve te thjeshte qe ju votojme – s’na interesojne problemet as aryjet e juja me tendera e ankesa, por na intereson zgjidhja qe e boni ose nuk e boni, se ajo e percakton edhe voten tone edhe besimin tone.

Edhe per fund… a po ndini naj pike doze te fajit kur femit tane po dojme me ike prej ketij vendi?

Bedri Hamza
@Arian Tahiri
@Gezim Plakolli
Faton Peci
@Qazim Nimani

Dukato 1