Active 2
02LAJME

Vendoset pllakë përkujtimore në Suhodoll për 131 civilët shqiptarë të vrarë nga serbët

 

Në Suhodoll të Mitrovicës sot u vendos pllaka përkujtimore në varrezën masive, ku gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 u gjetën trupat e më shumë se 131 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, shkruan Mitropol.

Active 1

Iniciativa u realizua me angazhimin e Kryetarit të Suhodollit, MSc. Muhedin Ibishi, i cili theksoi se kjo shenjë kujtese është vendosur për të mos lejuar harrimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Mbështetje të veçantë i dha edhe Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arijan Tahiri, i cili kontribuoi financiarisht dhe e përkrahu pa kushte këtë nismë.

Pllaka përkujtimore përfaqëson dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë popullit shqiptar, por edhe qëndresën dhe vendosmërinë për drejtësi dhe paqe.

Premium Store