Dukato 2
KOSOVËLAJME

Kryhet një vjedhje në Prishtinë, shumë afër stacionit kryesor të Policisë

Një vjedhje është kryer sonte në Prishtinë, shkruan Front Online.

Një person ka marrë ilegalisht disa mjete pune nga një kombi që ishte i parkuar në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Tripika

Siç merret vesh i dyshuari është një i ri i moshës 20 vjeçare. Ai ndodhet akoma në arrati.

Ekipet policore po punojnë për kapjen e tij.

Rruga “Rexhep Luci” ku ndodhi vjedhja ndodhet vetëm pak metra larg rrugës “Luan Haradinaj”, aty ku është stacioni kryesor i Policisë në kryeqytet.

Shih hartën

Koha