
Sot ka filluar viti i ri shkollor, por qysh me fillim të vitit të ri shkollor kanë nisur edhe probleme për prindërit e nxënësit, shkruan Mitropol.
Një prind fëmija i së cilit ndjek mësimet në Bistricë, ka adresuar shqetësimin e tij në redaksinë e “Mitropol”.
Ai ka thënë se në atë shkollë asnjë nga fëmijët nuk është subvencionuar për libra.
Sipas tij nga shkolla janë arsyetuar duke thënë se po presin që Ministria e Arsimit t’i aprovoj kërkesat të cilat në fakt aprovohen nga shkollat.








