
Kandidati për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së i cili mbanë numrin 10, Xhafer Preteni ka bërë një postim ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të dhe kandidatin për Kryetar komune, Arian Tahiri, shkruan Mitropol.
Preteni po ashtu ka vlerësuar punën e Bedri Hamzës si kryetar komune në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Gjatë këtij mandati kam pasur fatin të jem pjesë e qeverisjes komunale, si këshilltar komunal, në një periudhë ku Mitrovica udhëhiqej nga Kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri.
Bedri Hamza po e përfundon mandatin e tij duke lënë pas punë që do të mbahen mend, ashtu siq mbahen mend edhe shumë punë tjera të suksesshme nëpër postet dhe institucionet që i ka drejtuar që nga paslufta e këndej!
Arian Tahiri për katër vite si nënkryetar ka treguar energji, profesionalizëm dhe qasje moderne ndaj zhvillimit të qytetit si një shembull i brezit të ri në politikë!
Prandaj meriton mbështetje nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës në kandidaturën e tij për kryetar të komunës në zgjedhjet e 12 Tetorit.
Mbështetja për të është mbështetje për vazhdimësinë e punës së mirë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.
Edhe unë, i motivuar nga përvoja dhe angazhimi im gjatë këtij mandati, besoj se mund të vazhdoj kontributin tim, andaj kërkoj mbështetjen e juaj edhe për një mandat tjetër si këshilltar komunal.
Së bashku mund të bëjmë më shumë për qytetin tonë!
#bedri_hamza_shembull_i_liderit
#arian_tahiri_kryetar_i_mitrovicës
#xhafer_preteni_asambleist_nr10








