
Bartësi i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, Safet Kamberi ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shkruan Mitropol.
Kamberi tha se arsimi në Kosovë është ngritur mbi punën dhe sakrificën e brezave të tërë mësuesish, të cilët me dije e dashuri edukuan gjenerata.
“Në këtë ditë, me respekt kujtoj edhe babain tim, mësimdhënës i matematikës, dhe kolegët e tij që lanë gjurmë të pashlyeshme në arsimimin e vendit tonë.”, tha tutje ai.








