Dukato 2
02LAJME

Mbahet takimi i radhës i Bordit: Pas urave mbi Ibër, Arian Tahiri e Erden Atiq nisin punën për rikthimin e Trafikut Urban

 

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Mitrovicës, ku temë kryesore e diskutimit ishin punimet në dy urat e reja mbi lumin Ibër, si dhe hapat për rikthimin e trafikut urban në qytet.

Active 1

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili është pjesë e këtij bordi bashkë me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, tha se rikthimi i transportit publik do të ketë ndikim të madh në lehtësimin e qarkullimit dhe lidhjen e dy anëve të Ibrit, duke kontribuar në një zhvillim më të qëndrueshëm urban.

“Falënderoj ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, kryetarin Erden Atiq, si dhe anëtarët e tjerë të Bordit për bashkëpunim në nisjen e projekteve në të mirë të Mitrovicës”, theksoi Tahiri.

Koha