Premium Store
02LAJME

Arian Tahiri viziton Qendrën “Omni Sport” në Mitrovicë, falënderon stafin për punë

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryetar të komunës në zgjedhjet e 12 tetorit, Arian Tahiri, ka vizituar sot Qendrën “Omni Sport”.

Gjatë kësaj vizite, Tahiri falënderoi stafin dhe menaxhmentin e qendrës për punën dhe angazhimin e përditshëm që kjo hapësirë sportive të jetë në shërbim të qytetarëve.

Active 1

Ai theksoi rëndësinë që sporti dhe rekreacioni kanë për komunitetin, duke vlerësuar se qendra po luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të të rinjve dhe qytetarëve të Mitrovicës.

PDK për zgjedhjet e 12 tetorit mban numrin 191.

Koha