Premium Store
02LAJME

Tahiri viziton kompaninë “Ari Bau”: Kënaqësi të shoh biznese që themelohen, rriten dhe funksionojnë për mrekulli në qytetin tonë!

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryetar të komunës në zgjedhjet e 12 tetorit, Arian Tahiri, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë ndërtimore “Ari Bau”, e cila udhëhiqet nga biznesmeni Sabedin Ferati.

Tahiri e ka cilësuar këtë kompani si një shembull të punës e korrektësisë, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin ekonomik dhe urban të qytetit. Ai u shpreh se është kënaqësi të shohësh biznese që themelohen, rriten dhe funksionojnë me sukses në Mitrovicë.

Medi

Tahiri theksoi se mbështetja e ndërmarrjeve të tilla është thelbësore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetin.

Weelnes