
Në Liqenin Akumulues të Mitrovicës sot po mbahet një garë e veçantë e peshkimit, ku dhjetëra peshkatarë nga mbarë vendi janë mbledhur buzë ujit.
Mes shufrave të peshkimit, bisedave të shoqëruara me humor dhe pritjes së kapjes së parë, kjo e diel po shndërrohet në një ditë plot atmosferë sportive e shoqërore.
Përveç garës, ky aktivitet ka sjellë edhe një hapësirë të bukur për shoqërim, duke promovuar peshkimin sportiv si një mënyrë për të kaluar kohën në natyrë dhe për të forcuar lidhjet mes komunitetit të peshkatarëve.








