Medi
02KOSOVËLAJME

Ky është vushtrriasi që u arrestua pasi shtiu me armë në aheng (EMRI)

Foto ilustrim

Një rast i përdorimit të armës është raportuar dje në fshatin Vërrnicë të Vushtrrisë, ku gjatë një ahengu familjar janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është identifikuar si Habib Bahtiri, te i cili policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të shkurtër të tipit Zoraki 917-T, një karikator dhe dy gëzhoja.

Active

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store