Active 2
02LAJME

Xhafer Tahiri ftohet për takim nga Ferit Idrizi

 

Kandidati për Kryetar Komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri është ftuar të premten për takim nga kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili njëherit kandidon sërish për Kryetar Komune në Vushtrri në kuadër të PDK-së, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Kështu ka bërë të ditur vet Tahiri me anë të një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Me vjen mirë që kryetari aktual, z. Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për Kryetar të Vushtrrisë, e ka risjellë iniciativën time të vitit 2021 për kafe me kundërkandidatët.

Kur të takohemi të premten, uroj që të sjellim të gjithë së bashku frymën e bashkëpunimit dhe të zhvillojmë një fushatë të ndershme e demokratike – ashtu siç qytetarët e Vushtrrisë e meritojnë.

Me respekt,
Xhafa

Active