
Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e tregut dhe Administratën Tatimore, ka sekuestruar sot shtatë aparate POS në disa biznese në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Aparatet dyshohet se përdroheshin për kryerjen e pagesave në valutën dinar, gjë e cila përbën shkelje ligjore.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të pajisjeve dhe ka inicuar rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar.







