
Screenshot
Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes në një përmbysje traktori në fshatin Zemanicë, afër Leposaviqit.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:00.
Informacioni është konfirmuar edhe nga policia.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut, i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.








