
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri i cili njëherit është edhe kandidat për kryetar komune në Mitrovicë, sot mori pjesë në promovimin e librit “Kujtimet e një mërgimtari” të Avdi Beqirit, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se mërgimtarët janë heronjtë e heshtur të historisë sonë dhe ai libër na fton në një udhëtim të paharruar përmes jetës së atyre që krijuan mundësi më të mira për ne.
“U jemi përjetësisht mirënjohës.
Mitrovica është gjithmonë në zemrën e çdo mërgimtari”, tha tutje ai.







