Aurora Group
02LAJME

Hamza fton qytetarët t’i bashkohen takimit për nisjen e fushatës

 

Të shtunën më 13 shtator fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, shkruan Mitropol.

Medi

Me rastin e nisjes së fushatës, kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka bërë thirrje që të shtunën me fillim nga ora 19:00 në Parkun e Qytetit qytetarët t’i bashkohen takimit për hapjen e fushatës së PDK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Të shtunën, më 13 shtator, në orën 19:00, bashkohuni me ne në Parkun e Qytetit për hapjen zyrtare të fushatës sonë.

Ky është një hap i rëndësishëm për qytetin dhe të ardhmen e çdo qytetari.

Mitrovica ka nevojë për secilin prej nesh dhe ne jemi gjithmonë në shërbim të Mitrovicës, pa kushte, pa hezitim.

Për ty gjithmonë, Mitrovicë! #PDK191

Koha