Aurora Group
02LAJME

Arian Tahiri nderon veteranët e UÇK-së: Mirënjohje për ata që nuk u zmbrapsën kurrë përballë rrezikut

Nënkryetari i komunës, njëherit kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ndarë sot një moment simbolik e domethënës, duke shpërndarë mirënjohje për dy veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, siç tha ai, nuk u zmbrapsën kurrë përballë rrezikut dhe sakrificës për lirinë e vendit, shkruan Mitropol.

Tahiri ka nderuar bacën Gani dhe bacën Shaqir, duke i falënderuar publikisht për kontributin e tyre të çmuar në luftën për liri.

Weelnes

“Sot iu ndava mirënjohje dy burrave që nuk u zmbrapsen kurrë përballë rrezikut, dy veteranëve të luftës së UÇK-së, me kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Bacën Gani dhe bacën Shaqir i falënderova për gjithçka që kanë bërë për atdheun”, ka shkruar ai.

Përmes këtij gjesti, Tahiri ka përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për popullin e Kosovës. Ai ka shtuar se mirënjohja ndaj veteranëve dhe dëshmorëve nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë, por të jetë një pjesë e pandashme e politikave publike dhe kujdesit shoqëror.

“Mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për popullin dhe vendin tonë”, ka përfunduar kandidati i PDK-së, duke shprehur një ndjenjë solidariteti dhe respekti të thellë për gjeneratat që sollën lirinë.

Ky veprim shihet si një përpjekje për të rikthyer vlerat e luftës çlirimtare në qendër të debatit publik, duke e konsideruar kujdesin për veteranët si një detyrim moral dhe qytetar. Për Tahirin, kujtesa e UÇK-së mbetet një themel mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Mitrovicës dhe e Kosovës.

Koha