Aurora Group
02

Igballe Islami fton mitrovicasit në hapjen e fushatës së PDK-së

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Mitrovicës, njëherit kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e PDK-së me numrin 3, Igballe Islami, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Ngjarja mbahet të shtunën, nga ora 19:00, në Parkun e Qytetit, ku do të prezantohet programi i kandidatit për kryetar, Arian Tahiri (numri 191).

Premium Store

“Bashkë do të vazhdojmë rrugën e punës dhe përkushtimit për qytetin tonë. Për ty gjithmonë, Mitrovicë”, ka shkruar Islami në postimin e saj.

Active