Premium Store
02LAJME

Safet Kamberi fton qytetarët e Mitrovicës të votojnë LDK-në në zgjedhjet e 12 tetorit

Screenshot

 

Bartësi i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se qyteti meriton një politikë të bazuar në shërbim dhe besim, shkruan Mitropol.

Premium Store

“Mitrovica nuk është thjesht qyteti ynë, është kujtimi i së kaluarës, prova e së tashmes dhe garancia e së ardhmes sonë. Ky qytet është shpirti i një populli që ka kaluar stuhi, por që kurrë nuk është gjunjëzuar”, tha Kamberi.

Ai shtoi se në listën e LDK-së gjenden njerëz të profesionistë të ndershëm e me përvojë, ndërsa theksoi se “Rugovizmi nuk është slogan, por frymë që lind dhe mbetet e gjallë në LDK”.

Kamberi gjithashtu ka shprehur mbështetjen për kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës, Gëzim Plakolli, të cilin e cilësoi si njeriun e duhur për të udhëhequr Mitrovicën.

“Më 12 tetor, fjala është e juaja. Dhe fjala e juaj është fuqia që e ndryshon Mitrovicën”, përfundoi Kamberi.

Koha