Aurora Group
02

Xhafer Preteni: Epopeja e Mazhiqit – Ditë kujtese e lavdie në Shalë të Bajgorës

Mazhiqit në Shalë të Bajgorës sot iu rikthye jehona e historisë, aty ku u shkruan faqet më të lavdishme të luftës për liri.

Asamblisti dhe kandidati për asamble komunale nga radhët e PDK-së me numër 10 në listë, Xhafer Preteni, ish-ushtarak dhe veprimtar i njohur, mori pjesë në këtë përvjetor të shënuar për të kujtuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kësaj treve.

Active

Në një atmosferë solemniteti e respekti të thellë, Preteni bashkë me kandidatin për kryetar komune, Arian Tahirin bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve Avni Shabani, Rifat Zeneli e Enver Ferizi, si dhe të martirëve Halim Ferizi e Rizah Tahiri. Ai theksoi se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë e dhimbshme, por një përkujtesë e krenarisë, lavdisë dhe frymëzimit që mbartin në vete veprat e tyre.

“Epopeja e Mazhiqit nuk është vetëm ditë kujtese, por është ditë lavdie, krenarie dhe frymëzimi. Sot, duke ecur në shtigjet ku dikur u shkrua historia e lirisë, edhe pse u ngjallën shumë emocione, u ndjemë më shumë se krenarë që ishim pjesë e asaj kohe të lavdishme,” u shpreh Preteni.

Duke përkujtuar rënien e tyre, ai rikujtoi se gjaku i dëshmorëve ka vulosur themelet e shtetit të Kosovës dhe se krenaria për ta është e pashuar, ndërsa nderimi do të mbetet i përjetshëm.

Epopeja e Mazhiqit mbetet një kapitull i paharruar i historisë sonë kombëtare, ndërsa përkujtimi i saj jo vetëm që na bashkon, por na bën më të vetëdijshëm për sakrificën mbi të cilën qëndron liria që gëzojmë sot.

Premium Store