Active 2
02

Kërkohet ndihmë për Afrim Hajzerin nga Vllahia, i duhen edhe 10 mijë euro për trajtim në Turqi

Fshati Vllahi ka njoftuar se bashkëfshatari i tyre, Afrim Hajzeri ka nevojë për ndihmën e njerëzve bëmirës për një operim që duhet të kryej jashtë vendit, njofton Mitropol.

Atij i duhen edhe 10 mijë euro për trajtimin në Turqi.

Medi

Njoftimi i plotë i fshatit:

Bashkëfshatar të nderuar, miq dhe dashamirë,

Ju njoftojmë se kusherini ynë, Afrim Hajzeri, kohët e fundit ka pasur probleme serioze shëndetësore dhe i nevojitet ndihma jonë e menjëhershme. Ai ka nevojë për një operacion të specializuar jashtë shtetit, më saktësisht në Turqi, pasi në vendin tonë ky trajtim nuk mund të kryhet.

Kostoja totale e operacionit arrin në 40.000 € (dyzet mijë euro). Pas shumë përpjekjeve, Qeveria e Kosovës ka aprovuar një pjesë të shumës, prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro). Megjithatë, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të mbuluar tërë koston, prandaj i mbetet pjesa tjetër prej 10.000 € (dhjetë mijë euro) që ne si bashkëfshatarë të kontribuojmë për ta kompletuar.

Afrimi është i njohur për të gjithë si rapsodi i fshatit tonë, i cili nuk ka munguar asnjëherë në eventet e fshatit dhe ka dhuruar momente gazmore me zërin e tij si këngëtar dhe si njeri i mrekullueshëm. Kontributi i tij na bën krenar çdo herë!

Ne, Këshilli i Fshatit Vllahi, bëjmë thirrje për solidaritet dhe ndihmë ndaj Afrimit. Çdo kontribut, qoftë i vogël apo i madh, do të na ndihmojë që operacioni i tij të realizohet me sukses dhe të sigurojmë edhe shpenzimet e tjera të nevojshme gjatë trajtimit jashtë vendit.

Për transparencë të plotë, çdo donacion që dhurohet do të publikohet në faqen zyrtare të “Fshati Vllahi Mitrovicë”, ku do të shënohet emri i donatorit, emri i babait dhe mbiemri, si dhe shuma e dhuruar.

Si mund të ndihmoni:
1. Përmes llogarisë bankare të hapur në emër të Afrim Hajzeri në TEB SHA:
Nr i llogarisë: 20-27-0000279981-93
2. Direkt tek personi i caktuar nga Këshilli:
Nazmi Begu, tel: +383 (0) 49 430 129

Ju lutemi shpërndani këtë lajm që të informohen sa më shumë njerëz. Ndihma juaj mund të bëjë diferencën dhe të sjellë shpresë për Afrimin.

I urojmë Afrimit shërim të shpejtë dhe të plotë!

Çofshi faqebardhë, Zoti ju bekoftë dhe na ndihmoftë në këtë aksion humanitar!

POSTIMI

Active