Naser Muja, ish-drejtori që po vlerësohet ndër më të votuarit nga VV

Ish-drejtori për Shërbime dhe Insfrastrukturë, aktualisht asambleisti i VV-së, Naser Muja, edhe kësaj radhe është pjesë e garës për Asamble Komunale, shkruan Mitropol.
Bazuar në opinionet e shumë qytetarëve që ia panë hajrin punës së drejtorit Muja, ai po vlerësohet si një ndër më të votuarit në qytet, pa dallim partie.
Ai në mandatin e tij të fundit arriti të bënte shumë punë të mira, duke arritur që të asfaltojë shumë nga fshatrat në Shalën e Bajgorës me ç’rast i hapi udhë turizmit në këtë zonë.
Muja thekson se kandidaturën e tij nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi para qytetarëve, andaj, edhe premton angazhim të vazhdueshëm për kryerjen e punëve të mira në të ardhmen.
Angazhimi i Naser Mujës në krye të Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë ka dalë të jetë një emërim i qëlluar, për faktin se Muja në krye të kësaj drejtorie arriti të asfaltojë mjaftë shumë rrugë të qytetit të cilat ishin mbetur pa u asfaltuar.
Naser Mujën e gjeni me numër 11 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.








