Tahiri në “Martirët e Studimes”: Zëri i qytetarëve pjesë e planit transformues për Mitrovicën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Martirët e Studimes”, ku është pritur me ngrohtësi dhe mirëkuptim.
Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët kanë ngritur një sërë shqetësimesh që lidhen me përditshmërinë e tyre, për të cilat Tahiri është zotuar se do të gjejë zgjidhje të menjëhershme.
“Faleminderit për pritjen në rrugën ‘Martirët e Studimes’. Shqetësimet e drejta të banorëve do t’i adresoj menjëherë. Së bashku do ta jetësojmë planin tim transformues për Mitrovicën,” ka thënë Tahiri, duke shprehur përkushtimin e tij për një qeverisje lokale që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes.








