Dukato 2
02LAJME

Afrim Namani nga LDK i kundërpërgjigjet Albanez Tahiraj të PDK-së

 

Kandidati për asamble komunale në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Afrim Namani ka bërë një postim në facebook lidhur me komentimin e disa statistikave nga Albanez Tahiraj, shkruan Mitropol.

Active

Namani tha se Tahiraj i ka reaguar Xhafer Tahiri pa asnjë argument.

Postimi i plotë:

Drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, z.Albanez Tahiraj, sot paska komentu disa statistika. E që ndërlidhen me qështjen e arsimit në Vushtrri. Por me keqardhje e them se z. Albanez Tahiraj vetëm për arsim nuk do të duhej të flasë. Sepse i flet shkarkimi i tij para disa javësh nga kjo pozitë shkaku i joprofesionalizmit të tij në këtë fushë, por që e kanë kthyer prap në detyrë “të fortit”.
Ai paska treguar vet, madje edhe me fakte, se sa i gabueshëm është në qështjet e planifikimit në fushën e arsimit. Pavarësisht numrit të fëmijëve në fshatrat Banjskë e Sllatinë, ai fare nuk e ka llogaritë distancën mes këtyre fshatrave dhe po që fëmijët e fshatit Banjske asnjëherë nuk kane vijuar mësimin në shkollën e Sllatinës.
Gabimi tjetër i tij edhe më i madh është kur i reagon z.Xhafer Tahiri pa kurrfarë argumenti por vetëm sa për të thënë diqka. E në të vërtetë pa e ditur as çka po thot se.
Por ia kujtoj Albanezit dhe gjithë opinionit se brenda 7 muajve qeverisje z.Xhafer Tahiri ka funksionalizuar hiq më pak 20 paralele me parafillor në fshatra e 2 çerdhe per femijë në qytet, brenda mandatit. E që Ferit Idrizi me 3 drejtor të arsimit, për 4 vjet qeverisje e kanë lakmuar këtë sukses. A fle në Prishtinë a në Vushtrri aspak nuk ka rëndësi, qytetarëve iu bën përshtypje puna e mirë e Xhafer Tahirit, zgjidhja që u ka ofruar nevojave të tyre e jo fjalët koti e shpifëse të Albanezit e Feritit. Kjo vetëm për nivelin parashkollor e per nivelet tjera të arsimit gjatë qeverisjes se Xhafer Tahirit ka shumë të flitet.

Active 1