Aurora Group
02LAJME

Tahiri viziton “Loni Dekor”, premton edhe ndërtim të çerdhes në Pantinë

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka realizuar vizitë në hapësirat e “Loni Dekor”, shkruan Mitropol.

Premium Store

Tahiri tha se biznesi në fjalë është shembulli i suksesit dhe se ai do të ndërtojë edhe çerdhe në Pantinë për të gjithë fëmijët edhe ata të punëtorëve të Loni Dekor.

Postimi i plotë:

Te Loni Dekor u mirëpritëm nga familja e madhe Hyseni. Fatoni, vëllai e motra bashkë janë shembull i punës, harmonisë familjare e suksesit.
Do të ndërtojmë çerdhe në Pantinë për të gjithë fëmijët edhe ata të punëtorëve të Loni Dekor; mësim gjithëditor në shkollën e Pantinës me shujtë të ngrohtë, sepse kështu ndërtojmë shoqëri të drejtë ku fëmijët janë të sigurtë në çerdhe dhe shkollë e prindërit punojnë e ndërtojnë të ardhmen e tyre më të mirë.

Koha