Aurora Group
02LAJME

Safet Kamberi fton qytetarët në tubimin e LDK-së në Mitrovicë

Bartësi i listës së LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit, Safet Kamberi ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet të shtunën, më 20 shtator, në ora 20:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Kamberi ka theksuar se ky tubim është një mundësi që qytetarët të njihen nga afër me vizionin e LDK-së për zhvillimin e Mitrovicës dhe përfaqësimin e denjë të qytetit.

Dukato 1

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe kandidatë të tjerë të listës së LDK-së dhe struktura drejtuese të partisë, ndërsa qytetarët ftohen të jenë pjesë aktive e takimit.

Active