Dukato 2
02KOSOVËLAJME

E rëndë: Ky është mitrovicasi që tentoi ta mbyste gjyshen 90 vjeçare

Një rast tronditës ka ndodhur pas mesnate në Mitrovicë, ku një grua 90-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli nga një tentim vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth mesnatës, në rrugën “Ukshin Kovaqica”. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është nipi i saj, D.Misini rreth 40-vjeçar, i cili kishte tentuar ta privojë nga jeta gjyshen e tij, F. M. 90 vjeçare.

Aurora Group

”Mitropol”, posedon identitetin e plotë të viktimës dhe të dyshuarit por nuk do e publikoj për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Sipas deklaratës së viktimës, ajo ishte në sallon e shtrirë, kur nipi i saj e kishte sulmuar me qëllim që ta vriste. E moshuara kishte rezistuar, duke i shkaktuar disa gërvishtje në duar të dyshuarit, çka e detyroi atë ta ndalte sulmin.

Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga një familjar për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë, ku po vazhdon të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore. Ndërkohë, viktima, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Me konsultim të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe mbetet nën hetime.

Active